U dënua me 6 vite burg, Fjolla Morina nxjerr luanin me foto provokuese: Në xhungël duhet …

0
211

Këngëtarja Fjolla Morina, gjatë ditës së sotme është dënuar me gjashtë vite burg, nga gjykata e Kukësit.

Ky vendim ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale, për vetë faktin se Fjolla theu arrestin shtëpiak dhe u largua për pushime me bashkëshortin e saj Fisnik Syla.

Ndërkohë, pas vendimit, Fjolla ka publikuar në rrjet një mesazh të koduar. Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet një luan i përgjakur, teksa nënkupton që ky mesazh është për ata që këngëtarja mendon se po e dëmtojnë.

“Në botën si xhungël ti ose lufton për atë që do, ose ajo merret nga ata që e duan më shumë”, është shprehur ajo.

Në anën tjetër, Fjolla ka pasur rastin që të shpërndajë edhe një fotografi tjetër, të shkrepur në Maldive. Ajo shihej duke buzëqeshur, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave përmes pozave me bikini dhe ku i vihet re tatuazhi me luan.

 

(E.H/Faxweb.al)