Gjykata e Lushnjes sekuestron pasuritë e një shtetasi i dënuar për “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke.
Bëhet fjalë për pasuritë në emër të E. S: Objekt 2 katësh, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik
Apartament, me sipërfaqe 56.20m2, apartament me sipërfaqe 74 metra katrorë në Selitë të Tiranës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.01, datë 14.01.2022, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke.