Nagaenthran Dharmaling, një malajzian me aftësi të kufizuara, i cili u dënua për trafik droge në vitin 2010 dhe rasti i tij tërhoqi vëmendjen globale, është ekzekutuar në burgun Changi të Singaporit.
Nagaenthran, i c ili u arrestua nga policia pasi ju gjet 42.7 gram heroinë e lidhur në kofshë, u var pak para agimit të së mërkurës, tha familja e tij.
Navin Kumar, vëllai i Nagaenthranit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se trupi do të dërgohej në Malajzi, ku do të zhvillohej dhe funerali.
Ekzekutimi i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë përpjekjen e nënës së 34-vjeçarit për të ndaluar ekzekutimin e djalit të saj.
Muajin e kaluar, Gjykata i quajti përpjekjet ligjore për të shpëtuar jetën e Naga-s një ” abuzim flagrant dhe skandaloz ” të procesit ligjor.
Rasti i Nagaenthranit ka tërhequr vëmendjen globale ndaj dënimit të vazhdueshëm me vdekje në Singapor, veçanërisht në rastet e trafikut të drogës dhe ka ngjallur debat të ri në vetë qytetin.
M Ravi, një avokat që më parë përfaqësonte Nagaenthran, shprehu pikëllimin e tij për ekzekutimin e të mërkurës në Tëitter, duke thënë: “Shpirti yt u preftë në paqe”.
Ai shtoi: “Mund të na thyeni, por jo të na mposhtni. Lufta jonë kundër dënimit me vdekje vazhdon.”
Të hënën, disa qindra njerëz dolën për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj dënimit me vdekje, duke u mbledhur në Parkun Hong Lim, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Qeveria e Malajzisë, ekspertët e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, grupet e shoqërisë civile dhe personazhe të famshëm, përfshirë sipërmarrësin britanik Richard Branson, kishin bërë gjithashtu thirrje që t’i kursehej jeta Naga-s.