U dënua për korrupsion në zgjedhje, reagon Edison Memolla: Jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë deri në një vendim të formës së prerë!

0
2

Jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë deri në një vendim të formës së prerë”, shkruan Edison Memolla në një reagim në “Facebook”, pasi u dënua me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje

Duke theksuar se mbështet drejtësinë e re, Memolla thotë se do të apelojë vendimin që gjykata e posaçme caktoi ndaj tij.

“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.

Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte. Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetëdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell”, shkruan Memolla.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu, atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Fajtor u shpall edhe Blerim Xhamani, që u dënua me një vit burg për korrupsion dhe për falsifikim. Ndërsa, Isuf Tosku u dëua me tetë vite heqje lirie, që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, iu caktua shërbim prove.

 

Top Channel