Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar kërkesën e Arbër Paplekaj, ish-efektivit të Gardës, për një ekspertim kriminalistik lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Po ashtu, ka vendosur të marrë informacion për dy shtetasit e akuzuar për dëshmi të rreme në gjykimin e mëparshëm dhe për vazhdimin e procedurës penale për personat që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje. Gjithashtu, do të hetohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë qëlluar në vendngjarje.
Vendimi i Apelit synon rihapjen e procesit gjyqësor dhe përmbledhjen e më shumë provave. Paplekaj ka kërkuar riekspertim të vrasjes pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.