Katër kafka njerëzish u zbuluan brenda një pakoje në një aeroport në Meksikë, e cila ishte planifikuar të dërgohej drejt Shteteve të Bashkuara.
Pakoja ishte dërguar nga shteti bregdetar perëndimor i Michoacan, një nga pjesët më të dhunshme të Meksikës dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, në Karolinën e Jugut. Kafkat u zbuluan gjatë kontrolleve aeroportuale nga pajisjet me rreze X në aeroportin Queretaro.
Garda kombëtare nuk dha detaje të tjera mbi moshën, identitetin apo motivin e mundshëm për dërgimin e kafkave drejt SHBA-ve. Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të veçantë nga një autoritet kompetent shëndetësor, e cila nuk është marrë, thuhet në deklaratën e autoriteteve meksikane.