
Prof.as.dr. Majlinda PEZA – PERRIU, profesore në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, lektore e disiplinës Histori e Ballkanit, Histori e Sotme e Botës, Kërkim shkencor në Histori. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ka mbrojtur doktoraturën me temë: “Lëvizja Politiko – arsimore në trevën e Elbasanit në vitet 1878 – 1914” në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjikut, në departamentin e Historisë. Në vitin 2016 ka marrë titullin shkencor “Profesore e Asociuar”. Periudha e studimit përfshin historinë e Shqipërisë dhe të trevës së Elbasanit përmes shfrytëzimit të burimeve austro – hungareze, britanike, italiane, osmane dhe të Elbasanit.Ajo po ashtu ka qenë antare e Këshillit bashkiak të Elbasanit./Elbasani flash
