
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një fëmijë 2 vjeçar është gjetur i pajetë në gojën e një aligatori. Mediat e huaja shkruajnë se vogëlushi është hedhur në liqen nga babai i tij, sipas deklaratave të policisë së Shën Petersburgut.
Thomas Mosley, 21 vjeç, po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.
“Për shkak të akuzave jashtëzakonisht të rënda rreth këtyre humbjeve tragjike, hetimi ynë aktualisht është fokusuar në mbledhjen e informacionit rreth fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe gjendjes mendore të klientit tonë,” tha një zëdhënëse e Mbrojtëses Publike të Qarkut të Gjashtë Gjyqësor Sara Mollo.
Mosley dyshohet se “hodhi ose vendosi” djalin e tij 2-vjeçar, Taylen, në një liqen, duke shkaktuar “plagë vdekjeprurëse” që shkaktuan vdekjen e fëmijës, sipas një prej deklaratave.
Taylen ishte raportuar i zhdukur pasi nëna e tij, 20-vjeçarja Pashun Jeffery, u gjet e vdekur në banesën e saj të enjten pasdite me plagë të shumta me thikë.
