U fut për t’u larë në liqen, ndërron jetë 81-vjeçari në Kukës

0
60

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në liqen.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, ku viktima është identifikuar si H. C., rreth 81 vjeç. I moshuari duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është  bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.