U gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese, viktima ishte kthyer në fshat pas divorcit. Rrëfehen banorët: Pinte raki

0
2

Zbardhen detaje të rënda në lidhje me vdekjen e 45-vjecarit Eduard Çarçani, i cili u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese në fshatin Plasë të bashkisë Maliq. Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht teksa ka tentuar të kalojë murin.

viktima ishte emigrant në Itali ,se bashku me familjen. Kishte kohe që ishte kthyer në fshat, ku jetonte i vetëm pas divorcit. Ndërkohë, dyshohet se ishte përdorues alkooli.

Shtëpia ku u gjet i pajetë mësohet se ishte e pabanuar. I zoti e kishte lënë në kujdestari të një të afërmi. Sakaq, banorët e zonës pohojnë se viktima nuk ishte problematik, por kishte qejf alkoolin. “Ne tani e morëm vesh. Ishte djalë i mirë, në hallet e veta. Ai nuk merrej me gjë. Pinte raki, ikte xhiro.”, tha një banor.

Një tjetër banor tha se; “Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka ardhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajet. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirëmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri.”.

balkan web