Një djalë pesë-vjeçar që u gjet i vdekur në një lumë u mbajt ‘si i burgosur’ në ditët para vdekjes së tij, tha Gjykata sot.
Logan Mwangi dyshohet se u mbaj në kushte ç’njerëzore në ditët e tij të fundit nga nëna e tij Angharad Williamson, 31 vjeç, njerku John Cole 40 vjeç dhe një djalë 14-vjeçar, emri i të cilit nuk përmendet.
Në fjalën e saj përmbyllëse para jurisë, prokurorja Caroline Rees tha që të tre të pandehurit duhet të shpallen fajtorë për vrasjen e Logan dhe se ata e mbajtën në kushte çnjerëzore 5-vjeçarin.
Ajo tha: Ai ishte mbajtur si i burgosur në dhomën e tij të vogël të gjumit. Dhoma ishte “si një birucë” me perde të mbyllura dhe një portë të mbyllur që e ndalonte fëmijën të lëvizte në pjesën tjetër të banesës.
Rees tha se Logan kishte dëmtuar veten në ditët e fundit duke e kafshuar.
Por ajo shtoi se në vend që të kujdeseshin për nevojat e Logan-it, Williamson dhe Cole u ‘irrituan’ dhe ‘acaroheshin’ prej tij duke e ndëshkuar më tej.Djali i ri u konstatua se ka pësuar 56 dëmtime të jashtme, si dhe trauma në tru.
Logan u gjet i pajetë në lumin Ogmore në Sarn, Bridgend, vetëm 400 metra larg shtëpisë së familjes.
Ekspertët mjekësorë thanë se dëmtimet e Logan krahasoheshin me ato të shkaktuara pas një rënieje nga një lartësi e madhe ose një “përplasje nga një makine me shpejtësi të lartë.”
Rees i tha jurisë në Gjykatën e Cardiff Croën se pas vrasjes së Loganit, të tre të pandehurit punuan në ‘pastrimin e skenës dhe vendosjen e një piste për të çuar policinë në rrugën e gabuar’.
Cole dhe i riu akuzohen se e zhvendosën trupin e Loganit në lumë, ndërsa Williamson dyshohet se u përpoq të hiqte provat inkriminuese nga shtëpia dhe të lante çarçafët e njollosur me gjak.Williamson mohon çdo përfshirje në vdekjen e djalit të saj duke thënë se ajo fjeti gjithë natën dhe kur u zgjua ai ishte zhdukur, shkruan Daily Mail.