Në këtë banesë u gjet i vdekur 46-vjeçari Altin Alikaj.Trupi i pajetë në gjendje të dekompozuar u gjet sot nga ëma, e cila sapo kishte mbërritur nga Greqia.
46-vjeçari ishte shpallur i zhdukur që prej 11 shkurtit. Denoncimin për humbjen e tij në polici e kishte bërë kushëriri.
Mësohet se në shtëpinë e viktimës janë helmuar më herët qentë e komshinjve.
Është prerë automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku
Policia nuk bën me dije shkakun e vdekjes së ushtarakut, e po ashtu nuk dihet se përse banesa e tij nuk ishte kontrolluar prej kaq ditësh, teksa dyshohet se 46-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Informacionet për ngjarjen janë të pakta, teksa pritet të zbardhet në minutat në vijim.