U godit nga rrufeja, shqiptari ndërron jetë në spital

0
99

Një shqiptar që u godit nga rrufeja ditën e djeshme në Llaushë të Skënderajt ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. GazetaEkspress shkruan se pacienti kishte pësuar dëme të mëdha në kokë e në trup që i kanë sjellë edhe vdekjen.

Shaqir Uka, shef në repartin e Intensivës Qendrore ka treguar për mediat në Kosovë se pavarësisht përpjekjeve maksimale, pacienti ka vdekur sot në mëngjes.

“Përkundër mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale për të mbajtur në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit,”- tha doktor Uka.