U hap 5 muaj më parë, ngec gara për drejtorët në Policinë e Shtetit! Nuk zhvillohet konkursi për zv.drejtor të përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve në DPPSH

0
2

Më 16 Tetor 2024 u miratua rregullorja nga Këshilli i Ministrave për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në policinë e shtetit.

Pas miratimit të rregullores dhe hapjes së garës u zgjodhën vetëm shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve në të gjithë vendin.

Ndërsa kur kanë kaluar 5 muaj nga miratimin i rregullores ende nuk është zhvilluar gara për përzgjedhjen e drejtorëve të departamenteve dhe zv. drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Në postet e rëndësishme, atë të departamentit për Policinë Kriminale, departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, postin e zv. drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk është zhvilluar garë dhe konkurs, vijojnë të jenë të njëjtët drejtues. Ndërkohë rregullorja e miratuar 5 muaj më parë nga Këshilli i Ministrave hapi garën bazuar në ligjin e ri e për policinë e shtetit.

Vetëm në një departament është bërë garë dhe është ai i pozicionit të Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, ku është zgjedhur Thodhori Gravani, i cili më 9 shkurt 2024 u shkarkua nga vettingu.