U hodh nga kati i 5-të i pallatit në Pogradec, i moshuari ndërron jetë në spital (EMRI)

0
121

Një 85 vjeçar është hedhur nga kati i pestë .Ai është transportuar për në spital në gjendje të rëndë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3, në Pogradec. Viktima është identifikuar si Skënder Muçollari, 85 vjeç.

Ai ka tentuar disa herë të vetvritet disa herë edhe më herët. Në momentin e ngjarjes 85 vjeçari ka qënë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qënë duke bërë pazar.

85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur, nga burimet paraprake mësohet se ai vuante nga skleroza.