U hodh nga kati i 7-të në Elbasan! Ja kush është pedagogu

0
279

Një person është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Aktualisht bëhet me dije se personi që është hedhur nga pallati është pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Jakov Oga, 65 vjeç. Oga është i prekur nga Covid-19 dhe ka tentuar të vetëflijohet si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Sipas të dhënave ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke qenë se ka rënë mbi çatinë e një ndërtese që ndodhet ngjitur me pallatin.

Fillimisht policia ka dyshuar se kishin të bënin me një rast grabitje nisur nga zhurma, por më pas kanë zbuluar të vërtetën.

Raportohet se si pasojë ka përfunduar në tarracën e një lokali dhe kjo ka detyruar policinë dhe forcat e ndihmës mjekësore që të thyejnë xhamat e lokalit që funksiononte si fast food, për të mbërritur të i plagosuri.

Lokali mësohet se është në pronësi të I. Zekthi./Elbasani flash