Një shtetas spanjoll është dëmtuar teksa është hedhur për t’u larë në rrjedhën e Vjosës.
Ngjarja ka ndodhur në Përmet teksa turisti nga Spanja i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij pasi dolën nga hoteli ku po akomodoheshin, shkuan për t’u larë në Vjosë. Turisti është hedhur nga një lartësi jo e rrezikshme e për pasoje pa pësuar dëmtime në zonën e pasme të trupit.
Menjëherë është shoqëruar nga autoambulanca për në Spitalin e Gjirokastrës nga ku dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme. Turisti spanjoll është jashtë rrezikut për jetën.