U infektua me “kërpudhën vrasëse” në Greqi, ndërron jetë një burrë në Milano

0
230

Një burrë që ishte infektuar me Candida auris, e ashtuquajtura “kërpudha vrasëse” ka ndërruar jetë në Milano. Burri ishte infektuar ndërsa ishte në Greqi. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Sacco për një goditje në tru, raporton ‘Tgcom’.

Analizat laboratorike të cilave iu nënshtrua viktima, ishin pozitive, përfshirë atë të kërpudhave.

Çfarë është candida auris?

Candida auris u identifikua për herë të parë në vitin 2009 në Japoni nga veshi (në latinisht “auris”) i një gruaje dhe më pas u përhap në vende të ndryshme të botës. Në Itali u identifikua rasti i parë i infeksionit invaziv në vitin 2019 e ndjekur nga një shpërthim në rajonet veriore në periudhën 2020-2021”, shkruhet në faqen Epicentro të Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS).

Simptomat dhe transmetimi

Infeksionet e Candida auris zakonisht shoqërohen me djegie, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, ethe dhe lodhje. Duhet të theksohet se lëkura dhe pjesët e tjera të trupit mund të kolonizohen edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave. Kërpudhat mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara dhe/ose pajisje mjekësore ose nëpërmjet kontaktit ndërmjet njerëzve të kolonizuar ose të infektuar.