U izolua në “41 bis”, kush është Klement Çala, i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas

0
2

Klement Çala është dënuar me 20 vite heqje lirie për akuzën  e pjesëmarrjes në grabitjen armatosur të rreth 4.6 milionë  eurove në  aeroportin e  Rinasit në prill 2019 në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal.

Kjo është hera e dytë që Çala izolohet në regjimin e posaçëm me kërkesë të drejtorisë së burgjeve. Klement Çala kishte dalë  më  parë  nga  regjimi i ashpër me një vendim gjykate e cila kishte pranuar kërkesën  e Çalës për vuajtjen e dënimit ne një burg të zakonshëm, vendim qe shfuqizoi edhe urdhrin e 5 majit 2022 të ministrit të Drejtësisë për izolimin e tij ne 41 bis.

Pjesë e bandës se grabitësve ishte edhe vëllai i Klement Çala Eldi Çela qe është dënuar me 17 vite heqje lirie.

Po kështu,  të njëjtën  mase dënimi  me nga 17 vjet heqje lirie morën edhe bashkëpunëtoret e tjerë Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.