Gjykata e Tiranës e Apelit Tiranë ka miratuar masën e arrestit me burg për Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve ne zonën e Tegut, të kapura në korrik të ketij viti. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Muratin i cili u kap duke udhëtuar me një mjet të blinduar brenda të cilit ishte Endrit Dokle dhe kunati i tij.
Kujtojmë se automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Mjeti ku po udhëtonte Endrit Dokle u ndalua nga një patrulle policie rreth ores 20:00, të së shtunës, në zonën e Kasharit apo siç njihet Bulevardi “Migjeni’. Ai ishte duke udhëtuar me një “Mercedez Benz” të blinduar me targa bullgare.
Automjeti drejtohej nga kunati i tij Gentjan Beqiraj, në vendin e parë ishte Fatjon Murati, ndërsa pas qëndronte Dokle, bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre. Pas shoqërimit, bashkëshortja bashkë me të voglin janë larguar me taksi. Ndërsa tre personat janë shoqëruar për në komisariat ku pas marrjes në pyetje Dokle e kunati i tij janë liruar, ndërsa në burg qëndroj vetëm Fatjon Murati. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjate operacionit “Ruger” ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndyshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion i zhvilluar në mujin korrik u ndalua edhe një vajzë.