U kap ‘mat’ me drogë në makinë dhe tenton të korruptojë policët italiane, e pëson keq shqiptari

0
91

Policia italiane ka vënë në pranga një 55-vjeçar shqiptar, ndërsa akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua nga policia ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë, ndërsa nuk kishte patentë, sipas medias italiane.

Pas kontrollit të mjetit, policia ka gjetur rreth 5 kg hashash, një peshore elektronike dhe 495 euro cash

Sipas policisë, 55-vjeçari pasi pa se ishte zënë në ‘kurth’ ka tentuar që të shpëtojë duke i dhënë para efektivëve, por plani i tij dështoi.
55-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.