Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 37 vjeçarin Elson Rrodhe, i cili u kap me me 100 mije euro te padeklaruara ne kufi.
37 vjeçar u arrestuar dy ditë më parë nga policia Kufitare, pasi po tentonte të fuste një shumë të madhe parash të padeklaruara, të cilat i kishte fshehur në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës.
Sipas policisë gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcneës.al