U kap me 81 kg marijuanë në Igumenicë, në pranga 52 vjeçari grek

0
280

Një 52 vjeçar grek u arrestua këtë të premte (26 qershor) në Igumenicë pasi po transportonte 81 kg marijuanë.

Operacioni nga antidroga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policise Igumenicë bënë të mundur ndalimin e tij, i cili po udhëtonte më një furgon.

Gjatë kontrollit të autoriteteve, brenda mjetit gjetën në vende të improvizuara enkas, 15 pako me 81 kg marijuanë.

Gjithashtu policia sekuestroi dhe një shumë parash cash prej 1250 eurosh si dhe një celular. “Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut dhe atë të Athinës” – njofton policia.