Efektivi i policisë rrugore Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë.
Mësohet se efektivi kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës dhe më datën 5 tetor kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë, ndërsa ishte së bashku me shtetasin me Kujtim Çeliku.
Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.