U kap me pistoletë gati për qitje/ Erind Mrruku vrau vite më parë një person në Shëngjin, dyshohet si anëtar i një grupi kriminal

0
221

36 vjeçari Erind Mrruku, që u arrestua këtë të martë në Kamëz pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në Korrik të vitit 2010, Mrruku, asokohe 23 vjeç, ka vrarë shtetasin Fabian Nika pas një konflikti të çastit në Shëngjin.

Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Në atë kohë, Mrruku u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të kryer. Burime nga policia konfirmojnë pse Mrruku dyshohet si është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.

Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje./abcnews.al