U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, dy në pranga në Elbasan

0
1079

Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi u kapën duke vënë ilegalisht baste sportive. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet L. K., 61 vjeç dhe D. P., 31 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.