U kapën në një “fermë” kanabisi, arrestohen 4 shqiptarë në Gjermani

0
121

4 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi u kapën në një fermë kanabisi. Të arrestuarit janë të moshave 23 deri në 46 vjeç. Mediat vendase raportojnë se policia sekuestroi 2 mijë bimë kanabisi, të cilat ishin në disa ‘dhoma’ të përshtatura posaçërisht për kultivimin e kanabisit.

Droga e kapur me datë 26 prill arrin sasinë e 3 kilogramëve. Sakaq, katër shqiptarët ndodhen aktualisht në paraburgim dhe pritet që të dalin në gjyq./abcnews.al