Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar të përfshirë në një konflikt të ndodhur mesditën e djeshme. Sipas burimeve të policisë, ky i ri u konfliktua me dy shtetas të tjerë, një prej të cilëve e dëmtoi me një mjet prerës. Gjithashtu, ky i ri i mori armën e shërbimit punonjësit të policisë i cili tentoi të ndërhyhte në konflikt dhe e hodhi armën disa metra më tutje.
Prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë për dy të tjerët që u konfliktuan me 23 vjeçarin, si dhe ndaj dy vajzave të tjera, motra me njëra tjetrën, të cilat kundërshtuan punonjësit e policisë.
“Arrestuan shtetasin K. K., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë;”