U kritikua se tha që ka rrënjë greke, flet Anxhela Peristeri: Nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare

0
209

Anxhela Peristeri në “Zonë e lirë” ka folur edhe për mesazhet negative që ka marrë pasi deklaroi në një emision disa javë më parë se ka rrënjë greke. Stërgjyshi i Anxhelës është me origjinë greke.

“Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë.

Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, u shpreh Anxhela.