
Shoferi i betonierës Aleksandër Krashi ka deklaruar se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së automjetit me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë. Në seancën e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij, ai tha se fillimisht tentoi të hapte derën dhe kërkoi ndihmë, por në pamundësi të hapjes së derës u largua nga frika e ndonjë hakmarrjeje.
“Sipas shoferit të betonieres që ka deklaruar në seancë, ka pohuar se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por ka tentuar të hapë fillimisht derën e mjetit tip benz por nuk ka mundur.
Më pas, është shprehur ai, ka kërkuar një tjetër person për t’i ardhur në ndihmë, por nuk kanë mundur ta hapin derën. 24-vjeçari ka pohuar më tej se ishte larguar prej andej nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme”.
Gjykata vendosi të lërë në burg shoferin 24-vjeçar Aleksandër Krrashi, detyrim paraqitje u vendos për menaxherin e firmës, Danjel Koxha. Ndërsa për kushëririn e 24-vjeçarit, Valentin Krrashi u caktua arrest në burg, i cili akuzohet se e largoi nga vendi i ngjarjes. (A2 Televizion
