U largua nga Siria, al-Assad dhe familja e tij strehohen në Moskë

0
2

Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar burime në Kremlin.

Raportet thonë gjithashtu se Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil nga Rusia.

Ndërkohë rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Damask, pasi ditëve të fundit kanë kryer një ofensivë.

Rusia ka disa ndërtesa ushtarake në Siri, përfshirë bazën ajrore në Hmeimim dhe një bazë strategjike detare në Tartus, baza që janë përdorur po ashtu për të mbështetur veprimet e Kremlinit në Afrikë.

Top Channel