U mbyt teksa peshkonte me të vëllanë/ Trupi u nxor në brigjet kroate, përcillet për në banesën e fundit Aurel Ndoni

0
99

Eshte gjetur në brigjet kroate Aurel Ndoni, është përcjellë sot për në banesën e fundit në fshatin e lindjes, në Grabjan të Lushnjes.

Lajmin e konfirmon babai i 40-vjeçarit Aurel Ndoni që në shkurt të këtij viti rrëshqiti në det teksa po peshkonte së bashku me vëllain e tij në Porto Romano të Durrësit.

Trupi i tij ishte nxjerrë nga deti në brigjet kroate disa kohë më parë dhe qëndronte në morg i paidentifikuar

Ditët e fundit një sinjalizim ka mbërritur pranë familjes së Aurelit dhe i vëllai së bashku me dajën e tij kanë shkuar drejt Kroacisë për të bërë identifikimin dhe sjellë trupin në atdhe.

Mbrëmjen e fatkeqësisë, më 25 shkurt, deti ishte i trazuar dhe rrymat detare që kanë qenë të forta e kanë zhvendosur trupin e 40-vjeccarit drejt veriut, brigjeve dalmate.

Me të marrë njoftim policia kufitare dhe më pas polumbarët e RENEA-s u angazhuan në një operacion kërkim-shpëtimi.

Edhe kur kërkimet zyrtare u ndërprenë, familja nuk reshti së kërkuari përgjatë të gjithë vijës bregdetare nga Shkodra deri në Kavajë, po pa rezultat deri ditën e djeshme kur  trupi i tij u kthye në atdhe.

 

Top Channel