U ndaluan si të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj Elton Kilës, GJKKO pushon çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun

0
2

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej, me kërkesë të SPAK.

Prokurori Behar Dibra kishte kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer te tjerë persona, që po hetohet për ti identifikuar.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt pasi në një automjet tip “BMW” u gjetën armë me të cilat dyshohet se do të kryhej një atentat. Automjeti u gjet në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit.

Në çantën e gjetur nga policia brenda makinës, përveç pistoletës, u gjetën edhe dy mjete identifikimi të huaja të 53-vjecarit Arben Spahiu. Ky i fundit njihet për lidhjet familjare që ka me Erion Alibej, i akuzuar dhe i burgosur për të paktën 2 vrasje në Elbasan. Po ashtu një provë u konsiderua dhe një bisht cigareje të gjetur brenda makinës “BMW” që prokuroria e Elbasanit tha se i përket Arsen Preçit.