Një grua mund të ketë kaluar momente dramatike kur mori vesh për tradhtitë e partnerit dhe vendosi të ndahej, megjithatë e ka bërë tatuazh në fytyrën e saj dhe shpreson që një ditë të jenë sërish bashkë. Naraly Najm bëri tatuazh në fytyrë portretin e partnerit, duke tronditur ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo u bë virale në TikTok me një video, ku zbuloi se partneri e tradhtonte por pavarësisht kësaj, kishte bërë tatuazhe dedikuar atij. Siç ka përmendur ajo, të vërtetën e ka mësuar një javë pas lindjes së fëmijës së tyre dhe kur u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re, të cilën sapo e kishin blerë.
“Mendova se ishim familja perfekte. Sapo kisha lindur djalin tonë një javë më parë, blemë një shtëpi dhe gjithçka m’u duk kaq reale … Vetëm kur zbulova se ai po më tradhtonte… Edhe kur isha në lindje”, tha ajo. Kështu, ajo vendosi t’i japë fund lidhjes së tyre, por më pas është penduar.
Ajo vendosi të bëjë tatuazh në fytyrën e saj për të treguar se dëshiron të jenë sërish bashkë. Por shumë ndjekës i shkruajnë se duhet të vazhdojë jetën e saj. “Një ditë kur të jesh më e rritur dhe më e pjekur do të pendohesh, por nëse kjo të bën të lumtur tani, kështu qoftë“. /abcnews.al