Klement Balili është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Burime për Elbasani flash bëjnë me dije se Balili, fillimisht ka kryer një ekzaminim neurologjik në spitalin e qytetit të Elbasanit.
Ai u shtrua në spitalin e Elbasanit pas probleme shëndetësore qe ka shfaqur në burgun e Peqinit.
Pas kontrollit në spitalin e Elbasanit, Klement Balili është dërguar në Tiranë.
Klement Balili, i njohur edhe si ‘Eskobari i Ballkanit’ vuan dënimin për trafikim lëndësh narkotike në burgun e Peqinit.
Ai u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në maj të vitit 2019./Elbasaniflash.al