Një 62-vjeçare nga Belshi, e identifikuar si Xhevaire Bejtja, e cila ishte e infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë sot në mbrëmje, gjatë transportit me autombulancë.
Mësohet se 62 vjeçarja ishte dërguar me urgjencë nga të afërmit në spitalin e Elbasanit, ku pas tamponit rezultoi pozitive.
Mjekët vendosën që ajo të transportohej menjëherë drejt spitalit Covid në kryeqytet. Por gjatë transportit me autombulancë pacientja ka ndërruar jetë.
Fax