U NJOFTUA SI KANDIDAT I PD NË LIBRAZHD, BUJAR VRETO NUK HYN NË GARË

0
125

Nga grupimi i Alibeaj njoftohen zhvillime të reja për kandidaturat në zgjedhjet e 14 majit. Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës  për dorëheqjen e tij si kandidat për kryetar bashkie në Korçë, pas interesimit të Fax News mësohet se as Bujar Vreto, kandidati i PD në Librazhd nuk do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 14 majit. Ai shprehet se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

Bujar Vreto: Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ.