Takimet me partneret potenciale me raste mund të jenë të sikletshme, e këtë e tregon më së miri rasti i një gruaje që në TikTok shpërndau një ngjarje që i ka ndodhur dhe që u bë virale.
Ajo kishte takuar një burrë përmes një aplikacion për takime, që i kishte shumë për qejf për Taco Bell.
Elyse Myers shpërndau rrëfimin e saj në TikTok, si përgjigje ndaj pyetjes për përvojën e saj më të keqe në takim me ndonjë mashkull.
Ajo fillon të shpjegojë se para se të takonte bashkëshortin, kishte përdorur aplikacione të ndryshme për takime. Rrëfimin e fillon kur një burrë i bëri ftesë për një darkë romantike.
Kur Myers arriti, “partneri” i tha se kishte humbur çelësat dhe i kishte kërkuar që ajo të vozit mjetin e saj. I dha instruksionet dhe përfunduan në një restorant të ushqimit të shpejtë.
Gjërat u komplikuan edhe më shumë kur ai porositi 100 “taco”. Disa minuta më vonë, i tha se nuk po mund të gjej portofolin duke i kërkuar asaj që të paguaj.
E pavarësisht që u pajtua të paguaj, ata shkuan në shtëpinë e tij – për të vazhduar ngrënien e “taco” në kuzhinë. Sikur kjo të mos mjaftonte, aty iu bashkua babai i “partnerit”, që gjithashtu ishte i dhënë pas “taco”.
Aty e kuptoi se ata nuk mund të vazhdojnë tutje – duke i dhënë fund takimit. Videoja e saj u shpërnda dhe deri më tani është shikuar mbi 12 milionë herë.
Ajo konfirmoi se pagoi 100 “taco” që i kushtuan 150 dollarë. E derisa pritën porosinë, ai vazhdimisht i kishte folur për ish-partneren.