U përfol se është shtatzënë, Fifi reagon për herë të parë dhe sqaron të vërtetën

0
121

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” – këngëtarja e njohur – Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi, është përfolur kohët e fundit se mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Ditën e djeshme, artistja e ka ‘hedhur poshtë’ këtë thashethem në një pyetje që iu parashtrua nga një ndjekëse në “Instastory”.

“A është e vërtetë që je shtatzënë”, ka qenë pyetja drejtuar Fifit së cilës ajo iu përgjigj: “Nëse do të isha a po mendon që isha duruar pa e ndarë me juve”.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Fifi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin.

Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Në një video të publikuar nëpër rrjete sociale, çifti i ri u pa teksa putheshin në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Rikujtojmë se Fifi u përfol se mund të ishte shtatzënë pasi ajo shpërndau një foto me Adisin ku shkruante: “E dashuroj dashurinë tonë”.

Përpos kësaj ajo postoi të njëjtën foto në “Instastory” dhe e etiketoi Adisin duke e quajtur atë “babi”, ndërsa ky i fundit bën të njëjtin veprim duke e quajtur Fifin “mami”.