Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ka rrëfyermë në fund se çfarë ndodhi realisht ditë kur mediat raportuan se fansat e Luziti ‘shkatërruan makinën. Gjatë një interviste ditën e sotme ajo ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën.
Madje sipas opinionistes, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve që ndodhej aty pranë. Zhaku sqaroi se kishte pasur një problem me ish-administratorin e pallatit ku jeton dhe se ai kishte tentuar të konfliktohej fizikisht me opinionisten, ndaj edhe ajo kishte thirrur policinë.
“Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit”, tregoi Lekatari.