U përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi, shkrumbohet tërësisht biznesi në Fier

0
4

Një dyqan është djegur tërësisht si pasojë një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje në një bombol gazi.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një dyqan në Fier, i cili shërbente për pjekjen e mishit, në lagjen 28 Nëntori.

Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët, dëmi ka qenë i madh.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kanë konstatuar flakët, të pranishmit kanë dalë menjëherë nga dyqani.

 

 

Vijon puna për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.