U përjashtua nga gara si kandidat/ Dash Sula: Berisha nuk më hapi telefonin

0
2

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar sërish në lidhje me përjashtimin e tij si kandidat nga Qarku i Elbasanit.

Sula shtoi se te lista e Elbasanit do duhet të jenë njerëzit që e meritojnë, pasi PD-ja rrezikon të dalë me 4 mandate në Elbasan

Do të themi dhe gjërat e tjera, kaq mjafton sot për sot. Bëhet fjalë mos të jem fare pjesë e listës. Nuk jam negociuar, madje i kam shkruar edhe Berishës mesazh për ta takuar, nuk kam marrë as një përgjigje.

Kam dhe gjëra që nuk i them publikisht. Unë di që do fshihen të gjithë ata që nuk mendojnë si Berisha Vokshi dhe Noka. Unë i kam dalë i pari në qarkun e Elbasanit dhe nuk u kam kërkuar asnjë votë.

Derisa të mbyll do i respektoj, moralisht jam i fituar. Nuk kam besimin e liderit Berisha tani s’kam ça bëj unë. Më thanë disa kolegë të PS, pas Saliut ti ke qenë më i egër me ne.

Edhe sot isha në byronë e Kuvendit votova kundër atij komisionit Xhafaj. Ky komision është ngritur për të penguar SPAK dhe GJKKO.

Gjënë më të shenjtë kam lirinë, sa të jem gjallë do flas dhe mbroj interesat e shqiptarëve. Lista e Elbasanit do duhen të jenë njerëzit që e meritojnë. Ne rrezikojmë të dalim me 4 mandate në Elbasan, kjo më shqetëson mua”, -u shpreh Sula.