Shoferi i autobusit të linjës së Unazës që u përplas me disa mjete të tjera pranë urës së Tajvanit në Tiranë ka dëshmuar në polici se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Agron Xhafa, 62 vjeç, ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra. Ndërkohë, sipas policisë, shoferi ka rezultuar se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.
Nga verifikimet ka rezultuar se autobusi nuk ka ndaluar për të zbritur apo për të marrë pasagjerë por ka qenë në lëvizje. Sipas policisë, nga kjo ngjarje janë lënduar nëntë persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./abcnews.al