U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit 4 ditë më parë, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari

0
393

U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari. 16-vjeçari K.Xh. ishte në gjendje të rëndë dhe para 4 ditësh pësoi vdekje klinike.

Ditën e sotme stafi spitalor lajmëroi familjen se 16-vjeçari nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë pas aksidentit në Jug. I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se: Në Llaman, shtetasit me inicialet K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.