Dy “jet ski” janë përplasur mes tyre, ndërsa një 19-vjeçar italian, i cili ka mbetur i plagosur, raportohet se ka ndërruar jetë në spital.
Nicola Loro u transportua në spitalin e Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.