U përplas në rrugë, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja në Korçë

0
2

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin. Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij /abcnews.al