Një 58-vjeçar shqiptar nuk i ka mbijetuar plagëve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur në Itali dhe për pasojë ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur më 19 dhjetor, ndërsa 58-vjeçari Zyhdi Hyka ishte duke kaluar rrugën në këmbë.
Hyka u përplas nga një 25-vjeçar ndërsa ishte duke drejtuar një Audi Q3.
58-vjeçari shqiptar kishte disa muaj që ishte në Itali me gruan e tij dhe ishte ribashkuar me dy vajzat dhe djalin që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh.