U plagos me armë gjahu në pyll, ndërron jetë 36-vjeçari në Bulqizë

0
3

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu në një pyll. Mësohet se është bërë transporti i tij për në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë në helikopter për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital”, njofton policia.

Policia informon se autor i ngjarjes është një i afërm i 36-vjeçarit.

“Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. (A2