Zbardhen detaje te reja mbi plagosjen në Tiranë. Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares Natalia Murtati.
Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur. Ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë. 18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente.
“Kam gabuar në jetë”- deklaroi ajo
Emrat e dy të arrestuarve për moskallëzim krimi për plagosjen në zonën e Sauk janë zbardhur. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta).
E plagosura është 18-vjeçarja Natalia Murati, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e hotelit. Ajo është transportuar në spital nga punonjës të hotelit, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim
Sipas hetimeve, këta persona dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen.


