Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari. Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit..
Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve Policia ka shpallur në kërkim shtetasin 22 vjeçarin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij.
Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.